Largimi i të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë është një fenomen që vijon të jetë prezent. E gjithë kjo ikje masive vjen si rezultat i kushteve aspak të favorshme ekonomike e sociale në Shqipëri, pasi politikat ndër vite nuk i “poqën” kurrë këto kushte.

Anglia është destinacioni kryesor i të rinjve shqiptarë, megjithëse masat shtrënguese që prej kohës kur Britania ka vendosur të dalë nga BE e kanë vështirësuar mbërritjen në ishullin që ndryshe quhet “toka e premtuar”.

Një qytetar ka dërguar për JOQ.al pamjet nga Bilbao dhe tentativën e shqiptarëve për të kapur ilegalisht kamionët që janë për Angli.

Ndërkohë i riu shkruan:
“Ola JOQ! Ju përshëndesim nga porti i Bilbaos, Spanjë, çunat shqiptarë që rrezikojnë jetën për të hip në kamionët që nisen për Angli, ndër ta jam edhe un që tani po filmoj. Duhet te kalosh atë murin që është rreth 5m për të hyrë te parkingu i kamionëve”

Fatmirësisht për të dhe fatkeqësisht për Shqipërinë që bijtë e saj po i ikin, djali që ka dërguar pamjet ka arritur të hipë në kamion nga edhe ku ka dërguar një foto disa momente më vonë.
26909093_1806557656023421_664227180_o
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: