Vogëlushja ukrainase e cila u bë e njohur për të gjithë teksa pamjet e saj ku këndonte hitin e Frozen “Let it go” në një bunker në Kiev i cili shërbente si vend strehimi për shuma civilë, fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk është bërë viktimë e sulmeve ruse.

Shumë u frikësuar se vogëlushja 7-vjeçare Amelia Anisovich mund të kthehej në viktimë të bombardimeve të trupave ruse, por ajo jo vetëm që mbijetoi, madje edhe këndoi “Let it go” para ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Ukrainës dhe Armenisë.

Për fat të mirë, u zbulua se pas gjashtë ditësh në një bunker duke mbijetuar pothuajse pa ushqim apo ujë, Amelia e vogël përfundoi një udhëtim rraskapitës dy-ditor në Poloni dhe tani po jeton e sigurt me gjyshen e saj.

Ndeshja u luajt në një territor neutral në Lodz të Polonisë , sepse Ukraina nuk mund të luajë në shtëpi që nga pushtimi nga Rusia.

Në lidhje me udhëtimin për në Poloni, Daily Mail bën me dije se 7- vjeçarja ka udhëtuar së bashku me vëllain e saj 15-vjeçar Misha, ndërsa nëna Lilia dhe babai Roman qëndruan në Kiev.

“Unë gjithmonë e dija që Amelia ishte shumë e talentuar dhe një engjëll i ëmbël dhe tani e gjithë bota e di të njëjtën gjë.

Por është një tragjedi që ajo është një yll vetëm për shkak të kaq shumë vdekjeve dhe shkatërrimeve.

Isha shumë e trishtuar që u përshëndeta me fëmijët e mi, por ishte gjëja më e mirë që mund të bëja në mënyrë që të garantohej siguria e tyre:, tha nëna e vogëlushes, Lilia 39-vjeç.

Capture
Capture

Capture

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb