Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me vështirësitë ekonomike me të cilat përballen shqiptarët të cilët jetojnë në një vend me çmimet më të larta në rajon, por me të paga të ulëta.

I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti u shpreh se qeveria është fajtorja për mos rritjen e pagave në sektorin publik dhe atë privat.

Sipas tij, biznesi nuk ka fuqi të rrisë pagat e punonjësve pasi nuk ekziston një konkurrencë e lirë dhe ndershme si dhe një klimë e shëndetshme biznesi që i lejon të kenë më shumë produktivitet.

Teliti ka rreshtuar edhe arsyet se përse sipas tij, në vendet e rajonit me të cilat krahasohemi, niveli i pagave është më i lartë.

“Sistemi i pagave në Shqipëri nuk ka pasur ndryshime në strukturë në këto viteve, thjeshtë vlerat që në tre vitet e fundit ka pasur rritje të lehtë.

Rritja në Shqipëri është më e ulëta.

Sektori shtetëror, pagat janë të strukturuara me vendim qeverie që vendos nivelin e pagave. Në 9 vite rritja në shtetëror ka qenë minimaliste dhe nuk ka mbuluar as normat e inflacionit.

Në sektorin privat paga caktohet nga kërkesa dhe oferta.

Biznesi ynë nuk ka shëndet që të rrisë pagat, ekonomia shqiptare po vuan dhe masat nuk i janë përgjigjur sfidave. Në 2022 qeveria shqiptare edhe në kohë krize nuk ka dhënë një suport të konsiderueshëm çka ka ulur fuqinë e biznesit për të rritur pagat. Qeveria duhet të rriste klimën për të bërë biznes. Konkurrencë e lirë dhe e ndershme nuk ka dhe ato që mbijetojnë janë ata që kanë miq miqtë, me shokët me qeveritarët.

Vendet me të cilat krahasohemi, kanë një barrë fiskale më të lehtë se ne.

Klima e të bërit biznes, në rajon është më e mirë se ne. Kanë prodhueshmëri më të lartë, kanë sistem taksimi më të favorshëm si për taksimin e përgjithshëm edhe atë mbi pagën, janë më tërheq se ne për investitorët e huaja, kjo rrit edhe konkurrencën e brendshme. Ajo që ne vuajmë gjatë këtyre viteve është edhe migracioni ku mosha e re e më produktive, fatkeqësisht po largohet nga Shqipëria që ndikon në prodhueshmëri dhe më pas në nivelin e pagave. Më pak persona të aftë e të formuar e bën edhe më të ulët prodhueshmërinë”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: