KAMËZ

Kastrioti i Krujës do të jetë edhe për një vit pjesë e Superligës shqiptare. Krutanët mposhtën në Play-Off Tomorin e Beratit me rezultatin 2-1.

Xhuljo Mehmeti dhe Ermir Rezi shënuan golat për çdo pjesë duke i dhënë triumfin Kastriotit, kurse Tomori realizoi golin e nderit në minutën e 95-të me Qaton..

Me mbijetesën e Kastriotit, Superliga vitin tjetër do të ketë 5 skuadra nga Shqipëria e Mesme (Tirana, Partizani, Dinamo, Egnatia dhe Teuta), 4 nga Veriu (Vllaznia, Kukësi, Laçi dhe Kastrioti) dhe vetëm 1 nga Jugu (Skënderbeu).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb