Një 47-vjeçar domenikan u shpëtua nga marina kolumbiane pas një kalvari 24-ditor në të cilën ai kishte vetëm një shishe ketchup dhe disa erëza për të ngrënë, shkruan today.it.

I mbijetuari Elvis Francois i deklaroi autoriteteve që e shpëtuan se kishte gati një muaj pa parë tokë para shpëtimit të tij në Detin Karaibe, rreth 120 milje detare në veriperëndim të La Guajira.

Sipas rrëfimit të tij ai nuk kishte ushqim, vetëm një shishe ketchup që kishte në varkë, pluhur hudhre dhe një erëza Karaibe të cilat më pas i përziente me pak ujë. Për t’i shpëtuar Elvis Francois ai kishte shkruar në varkën me vela, fjalën ”ndihmë”. Francois u pikas nga një avion i marinës kolumbiane.

Au u dërgua në Kartagjenë për trajtim mjekësor dhe zyrtarët do ta ndihmojnë atë të kthehet në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: