Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për mbikalimin e Shkozës, ku vijojnë punimet.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ ARRSH bën me dije se ka filluar puna për vendosjen e trarëve në këtë Mbikalim, që ndodhet në fund të Lotit 3 të projektit.
Mbikalimi ka gjatësi 180 m, gjerësi 28 m, lartësi 5.5 m.

NJOFTIMI I ARRSH-së
Ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore.
Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m, 6 hapësira drite me nga 30ml, Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40m, që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb