Analisti Fitim Zekthi ka komentuar në studion e “Open” në News24 mbledhjen e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës duke e konsideruar një “spektakël dylekësh”.

Më tej ai shtoi se nuk e ka pritur që Albin Kurti të luajë lojën propagandistike të Ramës, por sipas Zekthit duket se presioni është i madh mbi kryeministrin e Kosovës edhe prej gjuhës paternaliste që sivëllai i tij nga Shqipëria përdor.

Pjesë nga argumentimi i Zekthit:

Besoj i shërbeu zotit Rama. Edhe Kurtit por Ramës për të instrumentalizuar aktivitetet e tilla në themel të propagandës së vet. Ai njeri ka zhvilluar 8 mbledhje të përbashkëta që kanë spektakël dhe shoë, një teatër i madh ku Rama është shoumeni. Ne jetojmë në shoqërinë e audiencës ku është vetëm populli dhe Rama, s’ka tjetër. Vetëm në Kinë ekziston kjo gjë. Në funksion të propagandës Rama bën çdo gjë. Në shoqërinë e spektaklit ka një veti që e redukton totalisht realitetin në një ofertë të pafundme fragmentesh të kthyera në mall. Kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013 ka thënë se mbledhjet e qeverisë në Shqipëri do i bënte të mbyllura se Berisha i bënte të hapura. Tani me Kosovën po i bën të hapura. Të gjitha këto janë spektakle, s’kanë asnjë lloj vlere, po të kenë rëndësi, nëse duam që të bashkohemi me Kosovën kjo nuk bëhet me spektakle, me salla.

Punohet, nuk bëhen gjeste. Ai që s’ka rezultate bënë gjeste. Marrëdhëniet tona me Kosovën në gjykimin tim janë në një pikë shumë të dobët. Ka një tension dhe ka një paternalizëm të thekshëm në gjuhën që përdor Rama. Është i papranueshëm në gjykimin tim. Çdo të thotë mbledhje e hapur qeverish? Shiko mbledhja e parë u bë për imazhin patriotik të kryeministri Rama. U alokua dhe fondi 100 mijë euro për Preshevën, por u harrua Presheva. S’do shumë mend e kalem se kjo është propagandë e shëmtuar, 2 lekëshe se përdor për pushtetin e vetë.

Unë kam prit që zoti Kurti mos ti bëjë këto gjëra. Por mesa duket ai po dështon në Kosovë dhe është në presion të madh nga Rama që thotë e dua Kosovën por ky më pengon. Ai që kujdeset dhe punon për njerëzit e vetë nuk ka nevojë të bëjë spektakël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb