TIRANË- Deklarata e kryeministrit Rama se bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhë në Bashkimin Evropian, është keqinterpretuar nga Lista Serbe.

Lista Serbe e Aleksandër Jabllanoviç nëpërmjet një deklarate e cilëson deklaratën si të rrezikshme, ndërsa kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Në Kosovë nuk jetojnë vetëm shqiptarë por edhe një numër i madh i popujve të tjerë që nuk e ndajnë këtë mendim. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar”, -thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në mbledhjen e dytë të dy qeverive shqiptare në Tiranë, u nënshkruan një sërë marrëveshjes në fusha të ndryshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb