Kina i është bashkuar Rusisë në refuzimin për të mbështetur kërkesën për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të ministrave të jashtëm të Grupit të 20 (G20) në Nju Delhi.

Të dy vendet ishin të vetmet anëtarë të G20 që nuk miratuan pikat në komunikatë që kërkonin “tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Rusisë nga territori i Ukrainës”.
Ministrat e jashtëm të G20 thuhet se ranë dakord për pikat 1 dhe 2 dhe për pikat 5 deri në 24.

Pikat 3 dhe 4 të këtij dokumenti, të huazuara nga Deklarata e liderëve të G20 në Bali (15-16 nëntor 2022), duke iu referuar ndikimit negativ të konfliktit në Ukrainë në ekonominë globale, kritikojnë armiqësitë dhe theksojnë gjithashtu papranueshmëria e përdorimit ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, u pajtuan nga të gjitha vendet anëtare, me përjashtim të Rusisë dhe Kinës, thuhet në përmbledhjen dhe dokumentin e rezultateve të Presidencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: