Drejtoresha e komunikimit në PD, Floriana Garo i përgjigjet deputetit Gazment Bardhi. Ajo thotë se vullneti i grupit parlamentar u injoruar dhe përdhos ditën kur u pezullua Sali Berisha.

Garo thekson se ata që morën vendime duke shkelur statusin, pa pyetur Këshillin Kombëtar apo grupin, nuk duhet të japin leksione dinjiteti, por të lexojnë vullnetin e demokratëve.

“Vetëm të bashkuar shkojmë përpara”, shkruan Garo.

Postimi i Floriana Garos:

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!

Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!
Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!
Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.
Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

Floriana Garo,
Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb