Pak minuta para mbledhjes së thirrur nga Enkelejd Alibeaj, dalin disa emra të përfolur nga deputetët e PD që mbështesin Alibeaj.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në emrat konkretë të cilët fliten nën zë nga deputetë që kanë qenë në mbledhjet e thirrura nga Alibeaj, është ai i Visar Zhitit, duke pasur parasysh figurën e tij dhe një nga kriteret e kërkuara nga Alibeaj që Presidenti i ardhshëm të ishte dhe antikomunist.

Po kështu fliten dhe emrat e ish-kryeprokurores Ina Ramës, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni Arben Çekut, kolonelit shqiptar Dritan Demiraj dhe historianit Neritan Ceka.

Stafa tha se cili kandidat do të marrë më shumë vota nga ky proces ai do të jetë dhe propozimi i Alibeajt në emër të grupit parlamentar për ta paraqitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: