Deputetja Grida Duma është treguar e ashpër me qëndrimin e saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Deputetja nuk i ka kursyer as ironitë, ndërsa theksoi se në këto 9 vite nuk është bërë asnjë hap drejt rrugës europiane.

E ndalur tek legalizimi i kanabisit , Duma tha se kjo çështje është një problem i madh, pasi është folur për shumë situata të trafikimi, duke theksuar se një nga shqetësimet më të mëdha është  përdorimi i drogërave në ambientet e shkollave.

“Na drejtoheni ne që e nxijmë apo themi problemet. Një gjë është e sigurt që ne e bëjmë sepse sa here ju keni mundësinë të jeni të përgjegjshëm fshiheni pas hartimeve. Shprehje te tipit “kemi arritje por kemi dhe dështime” ; ne s’jemi më të mirët po më të mirë se ne nuk ka” apo “ ne kemi bërë shumë, por kemi akoma shume për të bërë”. Me këto aforizma e hartime nuk i lani dot problemet. Ne nuk do të detyroheshim të thonim problemet nëse ju asnjëherë të vetme nuk do thonit – cilat dështime konkretisht; cilat jo arritje konkretisht. Sa i përket Europës e gjitha kjo është një lojë. Se në fund në mandatin e tretë kemi një rezultat Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Deri sot dy janë arritjet konkrete që gëzojnë shqiptaret, liberalizimi i vizave është i fundit me i vlefshmi. Që nga 2014 asnjë gjë nuk ndjejnë shqiptaret nga integrimi. Produktet shqiptare nuk po certifikohen as po ndihmohen nga qeveria por janë vete bizneset qe përpiqen te marrin certifikatat kualifikuese për të konkurruar ne tregun europian.  Po ashtu as studentet as profesionistet nuk lëvizin dot të lirë dhe të punësohen më diplomat e licencat shqiptare. Çfarë kemi arritur deri sot që bujqësia nuk merr asnjë subvencion, ndërsa mund te ishte lokomotiva ekonomike e Shqipërisë. Por sot këtu jemi me Ministrin e Brendshëm për çështje të drogës dhe sigurisë. Problemi i madh i familjeve shqiptare është përdorimi i hashashit ne shkolla. Nuk ka shkolle publike apo private që familjet shqiptare te ndjehen te sigurte qe fëmija nul përdor hashashin. Çfare strategjie keni ju si ministri e brendshme për këtë problematike te madhe qe ka bere qe fëmijët te jene përdorues dhe shpërndarës kur kryeministri i vendit thotë do te legalizojmë kanabisin. Ju të palegalizuar dhe nuk po e përballoni dot situatën po sikur të legalizohet çfarë pasojash do te kemi?!! A ka njoftim tuajin ndaj BE për legalizimin e kanabisit? Dhe kam një çështje te aktualitetit. Rasti i aksidentimit të familjes me foshnje ishte një përdorues narkotikësh i ndaluar 8 herë. Sa here duhet ta ndaloje policia 18 apo 80 here qe ta konsideroje kontigjent të rrezikshëm këtë individ dhe te parandaloje krimin!”, tha Grida Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: