Oerd Bylykbashi, i mandatuari i PD për tryezën mes palëve për Reformën Zgjedhore tha sot pas mbledhjes së parë të  Këshillit Politik se opozita bëri të qartë prioritetet e saj lidhur me produktin final .

Ai tha se shit- blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, keqpërdorimi i Policisë apo manipulimi i listave janë disa nga çështjet që opozita i ka me prioritet bazuar dhe në arritjet e rekomandimeve të OSBE.

FJALA E OERD BYLYKBASHIT

Sapo u konstitua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit.

Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që përputhet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR: lufta kundër shitblerjes së votës presioni mbi zgjedhësit presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës abuzimi me burimet shtetërore manipulimi i listave keqpërdorimi i policisë së shtetit cënimi i sekretit të votës cënimi i lirisë së votës.

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it. Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.

Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim.”- Bylykbashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb