Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi. Megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se opozita sot i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me Reformën zZgjedhore. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese si Kolegj Zgjedhor. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb