Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të huaj me anëtarët e Këshillit Politik.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se pas 9 orësh mbledhje, është bërë progres. Ajo shtoi se të gjitha palët politike duhe5t të japin nga vetja që të integrophet Shqipëria në BE.

Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim .Ka qenë e vështirë për të gjitha palët që janë përfshirë. të gjithëve iu është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 maji është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

BE ka vendosur kushte për negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet e ODIHR, që të përparojë në integrimin e saj europian. Amerika mbështet Shqipërinë dhe popullin shqiptar në integrimin në BE”, tha ambasadorja Kim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb