TIRANE– Deputeti i PD, Flamur Noka tha se zbardhja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mbledhur në 11 nëntor të vitit të kaluar për çështjen e drogës është urgjente.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Flamur Noka u pyet për refuzimin e kërkesës të 7 deputeteve të opozitës dërguar presidentit Ilir Meta ku kërkohej zbardhja e kësaj mbledhje. Noka u shpreh se në atë mbledhje është folur me emra konkretë për zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik droge.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë dhe është urgjente. Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë, ku i dërguam presidentit kërkesën për zbardhjen e saj. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare”- tha Flamur Noka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: