TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të diskutuar për çështjen e gjyqtares së vrarë Fildez Hafizi dhe gruas nga Fieri që u hodh nga dritarja nga bashkëshorti Liljana Ruko.

Por, në mbledhje mungojnë tre anëtarë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mungojnë gjyqtarët Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Brunilda Kadi.

Kjo, pasi Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë dorëhequr për shkak se janë bërë pjesë e organeve të vettingut. Albana Shtylla u zgjodh anëtare e kolegjit të apelimit. Ndërsa, Brunilda Kadi mungon pasi merr pjesë në një seminar. Me gjithë mungesën e tyre, mbledhja e KLD vijon normalisht pasi plotësohet kuorumi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: