Mbahen sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit në selinë e Partisë Demokratike mbledhjet me forumet më të larta, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Kreu i PD, Lulzim Basha do të përballet sot me kritikët e tij pas rezultatit të 25 prillit, konkretisht Fatbardh Kadillin, Bujar Nishanin dhe Arben Ristanin që i kanë kërkuar të dorëhiqet nga posti i kryetarit.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD mund të mbahet më herët se në korrik prej situatës aktuale post-zgjedhore.

Nga grupi i kritikëve, i vetmi që ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit është Fatbardh Kadilli, kurse nga ‘Grupi për PD’ nuk ka ende një emër konkret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb