TIRANË

Flamur Noka dhe Arben Ristani në garë për sekretar të përgjithshëm të PD. Emrat janë zbuluar nga gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve për News24.

Po kështu zbulohen dhe emrat e kandidatëve për nënkryetar të PD. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se fleta e votimit do ketë 4 emra dhe do të zgjidhen 2 më të votuarit.

Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi do të garojnë për dy postet e nënkryetarit të PD.

Votimi do të nisë në Këshillin Kombëtar në orën 18:00 dhe numërimi i votave më pas do të jetë transparent.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb