Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se gjatë mbledhjes së qeverisë, janë miratuar një sërë shpronësimesh për të vijuar punët infrastrukturore në disa qytete të Shqipërisë.

Balluku tha se do të vajohen punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është bërë shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t’u dhënë akses qytetarëve.

Dua të përmend këtu dhe vendimin që kemi marrë për shpronësimin e një zone që kaluar për TAP. Në të ardhmen ajo do të luajë një rol të rëndësishëm, sepse do të jetë TAP pjesë e projektit që kemi nisur. Ne kemi hedhur hapat për TEC-in e Vlorës. Ndërkohë, gjithashtu kemi bërë shpronësimin e një sheshi në fshatin e Bogës. Një nga fshatrat më piktoreske turistikë, e për shkak të gjitha reformave gjatë këtyre zonave. Gjithashtu, dua të ndalem në një tjetër shpronësim të miratuar sot, kjo në aksin Tiranë-Elbasan, kjo na çon afër një projekti që ka marrë një afat të gjatë për t’u realizuar”, tha Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: