TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia sapo dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme padinë penale për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve.
WhatsApp Image 2018-05-08 at 11.31.11

WhatsApp Image 2018-05-08 at 11.31.17

WhatsApp Image 2018-05-08 at 11.31.23

Ata kanë kallëzuar kryeministrin Edi Rama dhe dy ministret e kabinetit të qeverisë, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” kryer në bashkëpunim.
WhatsApp Image 2018-05-08 at 12.59.42 (1)
Deklaratën për dorëzimin e padisë, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi e bëri dje, teksa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24. Vokshi tha se mbledhja e të dhënave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, përfshirë NID bëhet për arsye zgjedhore. Sipas saj, kryeministri ka vendosur të ngrejë një bazë të dhënash në Kryeministri për t’i përdorur më pas, raporton “BalkanWeb”.
WhatsApp Image 2018-05-08 at 11.31.29
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: