BEOGRAD

Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Pejë ka nervozuar drejtuesit politikë në Beogradin zyrtar dhe konkretisht Presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.

Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet ai.

Tonet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar ndjeshëm pas dështimit  të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës për produktet serbe nga Kosova në masën 100 për qind.

Gjithashtu Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka theksuar faktin se ky takim mes të dyja vendeve ka për qëllim heqjen e barrierave tregtare mes tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb