‘BalkanWeb’ zbardh detaje nga mbledhja e kabinetit qeveritar që po mbahet sot në Golem.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se gjatë mbledhjes në fjalë kryeministri Edi Rama teksa u ka ‘tërhequr veshin’ ministrave dhe kryebashkiakve, u ka kërkuar atyre që të jenë më shumë të angazhuar në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

Aktualisht mbledhja, e cila nisi në orën 9:00, vijon me dyer të mbyllura. Mes të tjerash kreu i qeverisë po bën edhe një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë të këtij viti që po mbyllet. Ndërkohë nesër paradite pritet që të mblidhet Kryesia e PS-së, për t’i hapur rrugë më pas Kongresit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: