Emërimi i krerëve të rinj të dy instuticioneve më të rëndësishme financiare në vend, duket se ka futur në reformim të gjithë administratën.

Burime për “BalkanWeb” thanë se menjëherë pasi dy drejtuesit e rinj përkatësisht Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, janë takuar sot me Kryeministrin e vendit Edi Rama për të përcaktuar prioritetet e institucioneve.

Po sipas të njëjtave burime, në këtë mbledhje kreu i qeverisë shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.

Porositë e ekzekutivit duket se kanë qenë të prera për drejtuesit rajonale të Tatimeve e Doganeve. Mësohet se ndaj tyre është caktuar një afat një mujor për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të shkarkohen.

Ristrukturimi duket se ka prekur edhe drejtorinë e Hetimit Tatimor. Burime nga mbledhja thanë se është shkarkuar kreu i Hetimor Tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në Tatime e Dogana. Pritet që hetimi tatimor dhe ai doganor të shkrihen në një institucion të vetëm. Struktura e re do të quhet Inspektoriati Shtetëror i Ekonomis,ë ku do të përfshihet edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb