Ish- deputetja e LSi, Floida Kërpaçi thotë se PE ka konfirmuar që pa plotësuar 15 kushtet s’ka integrim europian pasi plotësimi i tyre është kusht për konferencën e parë ndërqeverituare.

Kërpaçi thotë se Rama qëllimisht mohon 15 kushtet për të dështuar hapjen e negociatave. Ish- deputetja thotë se e ka ndjekur vetë mbledhjn e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në PE, teksa ndjente keqardhje kur dëgjonte eurodeputetët që flisnin për Shqipërinë dhe modeli i kryeministrit shqiptar për të mbështetur grupet kriminale, e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë.

 

STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian u shpreh qartë se plotësimi i 15 kushteve është kusht për vazhdimin me konferencën e parë ndërqeveritare! Mohimi i 15 kushteve nga kryeministri, është një akt i rrezikshëm i bërë me qëllim për të dështuar hapjen e negociatave!E thënë qartë dhe thjeshtë:
‼️Pa plotësimin e 15 kushteve nga ana e qeverisë, nuk ka Integrim në Europë‼️
Teksa dëgjoja eurodeputetët të flisnin për Shqipërinë u ndjeva keq që modeli i kryeministrit për mbështetjen e grupeve kriminale, e etiketon vendin tonë si vendi më i korruptuar dhe me influencë të grupeve kriminale! Keqqeverisja, arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ka alarmuar Europën dhe bëri që me të drejtë eurodeputetët të ngrinin me shumë shqetësim hetimin e autorëve të dhunës ndaj protestueve të Teatrit Kombëtar! Pa marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që e përdorin pushtetin për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre, nuk mund të ketë BE!
Shqipëria, atdheu jonë me të rinj të shkëlqyer është marr peng nga një grupim që me synime të errëta dhe antikombëtare po e largon Shqipërinë nga BE!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb