Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi teksa komentoi mbledhjen e sotme të Komisionit të Vlerësimit dhe Etikës ku po diskutohet mbi kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve demokratë, theksoi se gjithçka po bëhej mbi paligjshmërinë.

Ai tha se mbledhja ishte jashtë afateve, pasi pas dorëzimit të kërkesës nga PS duhej të kalonin maksimumi 48 orë.

“Kemi kërkuar që ky gjyq politik të zhvillohet i hapur ndaj mediave, me qëllim që opinioni publik të dëgjojë argumentet. Në vazhdën e synimeve, po vijon një terron i parapare. Kërkohet të fiket zëri i qytetarëve. Kërkohet që ky zë mos të transmetohet, ndërkohë që rregullorja e a përcaktuar hapur se mbledhjet bëhen të hapura. Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariati, që e ka bërë antietik mbledhjen. Në momentin e dorëzimit të kërkesës, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. Të gjitha bëhen me urdhra politike. Është matematikë e Edi Ramës, që opozitës t’i fiket zëri. E drejta jonë është refuzuar në vazhdimësi. Deputetët mund të dalin në grup përballë foltores. Nuk kemi bllokuar foltore. Do vazhdojmë apo jo të bllokojmë foltore, kjo nuk është pyetja e duhur. Kjo e drejtë nuk mund të na mohohet. Do gjejmë të gjitha rrugët për të thënë fjalën tonë. Rama është trembur, nuk ka ardhur dhe ka lëshuar zaret e tij. Jemi sot para një gjyqi politik dhe e telefonatave, ku ai i jep urdhrat nga kamarja ku është futur.”, tha Boçi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb