Jonila Godole ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Godole në një intervistë në rubrikën “Opinion” tha se PD ka nevojë për një lidership të ri, por fillimisht sipas duhet të bëhej një analizë e thellë për humbjen e opozitës dhe se si të forcohej.

“Votova kundër, paraqita një platformë timen, e thjeshtë për të nisur diskutimin në grup. Dhe më pas të gjendej një gjuhë e përbashkët. Teza ime ka qenë; pa një analizë të thelluar me ekspertë të brendshme dhe të jashtëm se si PD të kthehet në forcë fituese. Pra kërkoja hapjen e partisë sidomos për lidershipin. PD ka nevojë për lidership të ri”, tha Jonila Godole.

Nga ana e tij, anëtari i Kryesisë së PD, Gentian Gaba u shpreh se në dy vitet e fundit është bërë një analizë e thellë për gjendjen e partisë dhe se si të arrihet të kthehet në një shpresë. Nga analizat e kryera që nga 2021 tha ai PD ka ndryshuar.

“Ne kemi analizuar vetën në dy vitet e fundit. Kërkojmë ti japim shpresë modernizimit. Përgjatë një viti e gjysmë, është diskutuar. Në tetë orë diskutim u formua një mendim për mënyrën se si duhet të hyjmë në një proces rinovimi të PD. Edi Rama ka filluar fushatën, Vangjush Dako është në burg dhe ne merremi akoma me njëri-tjetrin. Analiza është bërë vazhdimisht, që nga 2021 pas zgjedhjeve dhe sigurisht na ka ndryshuar”, ka thënë ndër të tjera Gaba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb