Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit katër kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga lënia e mandatit e deputetëve të opozitës.

KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endir Braimllari, Qarku Tiranë, Përpari Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.

Deri më tani flitet që mandatin ta marrin Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi por duhet të presim ditën e hënë për ta konfirmuar.

RENDI I DITËS

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.
4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.
5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.
6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb