Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24 thotë se Berisha do të bënte më mirë të heshtte edhe pse reagimi i tij me deklarata të forta është i drejtë.

Për Gjekmarkajn, në mbledhjen e Kryesisë së PD ka patur debat pasi të gjithë anëtarët demokratë e kanë nga një lidhje me Berishën. Ai theksoi se mbledhja ishte e pazakontë dhe të gjithë kishin të njëjtin shqetësim, por të shprehur ndryshe.

Sipas deputetit, një heshtje e Berishës do e mallëngjente të djathtën shqiptare, por nga ana tjetër kujton se fakti që ish-kryeministri nuk u tërhoq nga politika në 2013, 2017 apo 2021, për këtë s’mund të fajësohen PD apo Basha.

 

“Aty ka patur debat, nuk është etike kur zhvillohet një mbledhje e brendshme dhe gjërat nga mbledhja dalin në opinion publik, incizohen apo, është thyerje etike për mua, çedim moral. Nuk do të bie në këtë koment. Nuk lë të abstragoj opinionin dhe mediat sipas dëshirës. Ka qenë një mbledhje e pazakontë, smund të them se kishte palë, secili ndau të njëjtin shqetësim, por të shprehur ndryshe. Secili prej atyre njerëzve në sallë ka lidhje të veta me Berishën. S’do të thotë se nuk kishin apo kanë lidhje me Berishën.

Sali Berisha s’ka qenë kurrë politikan lëmues, por i deklaratave të fortë, qëndrimeve të forta. S’kam këshilla ti jap berishës, skam staturë por kam mendimet e mia.

Një heshtje e Berishës do e mallëngjente të djathtën shqiptare se sa reagimi i tij që është i drejtë. Duhet pranuar një dialektikë, nëse Berisha do të tërhiqej në 2013, 2017 apo 2021, nuk do të kishim këto skenarë të sotme. Por për këto nuk qorohet PD dhe Basha. Nga një aspekt ka qenë aset dhe është aset i madh politik, pavarësisht degradimit që i bën propaganda e qeverisë. “- theksoi Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb