Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, atëherë kur objektivat e klubeve fillojnë të marrin formë, në mënyrë të çuditshme, protagonizmin e marrin arbitrat. Kjo është një histori e parë dhe riparë disa herë, pikërisht ajo që i druheshin një pjesë e mirë e ekipeve pjesëmarrëse. 2020 ka nisur me shumë zhurmë, shumë akuza, por si gjithnjë diskutimi rrotullohet nëse janë gabime njerëzore, janë të paaftë, apo të qëllimshme, pyetje që nuk marrin kurrë një përgjigje përfundimtare.

Kapllanaj1
Kapllanaj1

Nga Gjirokastra në Ballsh kanë nisur të shpallin “non-grata” disa gjyqtarë ndërsa e fundit dhe më e rëndë është thirrja e presidentit Kapllanaj i cili kërcënon se do të tërheq ekipin nga gara nëse nuk merren masa ndaj gjyqtarit Laver Alla.

Fshf
Fshf

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, FSHF del me një postim të zakonshëm duke njoftuar mbledhjen e radhës që qeveria e futbollit ka bërë këtë mesditë me arbritrat. Në këtë mbledhje sipas FSHF-ës ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe sektori i Arbitrimit. Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar dhe nevoja për një përqendrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për mirë administrimin e tyre, lexohet në postimin e FSHF-ës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: