Ditën e djeshme, ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2” kanë zhvilluar një mbledhje në Velipojë, e cila ka zgjatur për disa orë. Mësohet se gjatë takimit me kreun e qeverisë, ministrat kanë prezantuar strukturën e re të dikasterit që drejtojnë, sa u takon atyre ministrive që janë rikompozuar.

Po kështu, gjatë kësaj mbledhje maratonë, të gjithë ministrat kanë prezantuar dhe agjencitë dhe institucionet e reja të varësisë, pas shkrirjes së një numri të konsiderueshëm të tyre.

Në vijim, gjatë ditës së sotme, ministrat do të prezantojnë dhe prioritetet e punës së tyre gjatë 300 ditëve të para, shkruan “panorama”.

Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat, nisur edhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritetet e qytetarëve.

Kryeministri Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare lajmëroi shkrirjen e tri ministrive, Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Integrimit që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe Zhvillimin Urban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: