Në fillim eliminimi nga Champions dhe tani thuajse jashtë garës për titull. Jo vetëm kaq, pasi Juventus rrezikon seriozisht të qëndrojë jashtë zonës për Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Humbja kundër Beneventos ka trazuar ujërat në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, që po reflekton mbi projektin e nisur në vetë me Andrea Pirlo dhe që deri tani ka rezultuar një zhgënjim.

Andrea Pirlo Juventus Benevento 5fcqwlt8fz341ork66uibsk0g
Andrea Pirlo Juventus Benevento 5fcqwlt8fz341ork66uibsk0g

Tekniku është konfirmuar për momentin, por e ardhmja e tij në pankinën bardhezi është në rrezik. Mediat italiane bëjnë të ditur se presidenti Agnelli ka thirrur një mbledhje urgjente një ditë pas humbjes së rëndë në shtëpi, ndërsa përveç Pirlos, nën akuzë janë edhe drejtuesit teknik. Mbi të gjithë Fabio Paratici, drejtori teknik i Juventusit.

Agnelli Paratici Juve Benevento
Agnelli Paratici Juve Benevento

Lëvizjet në merkato nuk janë ngjitur në nivelin e pritshmërive, teksa lojtarë si Rabbiot, Ramsey apo Arthur nuk kanë bindur. Si pasojë, ashtu si Pirlo edhe Paratici pritet të largohet në fund të këtij sezoni, kur skadon edhe kontrata e tij. Në fund të kampionatit do të vlerësohet edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldo, një nga të zhgënjyerit e mëdhenj te Juventus.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb