Dy motrat e aktorit shqiptar Florind Belliu, i cili humbi jetën bashkë me gruan në Bronx, New York, kanë organizuar një peticion online ku kërkojnë ndihmë për të mbledhur 50 mijë euro për të ndihmuar fëmijët e mitur të çiftit.

Motrat synojnë të marrin kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur që humbën nënën dhe babain në të njëjtën ditë.

Deri më tani ato kanë arritur të mbledhin falë donacioneve të 227 personave, mbi 28 mijë dollarë. Teksa në peticion kanë publikuar një foto prekëse të 35-vjeçarit me gruan Ornelën dhe dy fëmijët Schwibe dhe Rayan.

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.

“Jam e sigurt qe te gjithë jemi në dijeni se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan
Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin
Familjaret jane te derrmuar dhe te gjithe na ka vrare kjo tragjedi
Lane mbrapa 2 femije kaq te bukur qe ju shemb bota. Femijet kane vetem 2 halla ketu
Ne Nuk mund tja u rikthejme prinderit por ju lutem ti ndihmojme ti rrisin kta 2 engjej te mos ju mungoje gje dhe te marin kujdestarine e femijeve”, shkruhet në peticion

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb