TIRANE – Në prag të nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së, ku në qendër të diskutimit ka qenë pikërisht rëndësia e ligjit të vettingut, që pritet të miratohet sot në parlament.

Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth 40 minuta, zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi për mediat se pretendimet e PD-së për antikushtetueshmërinë e ligjit janë tërësisht të pabazuara.
“Shpresojmë që deri në fund të ditës të kthjellohen.”- deklaroi Peleshi.

Më herët, në konferencën live që zhvilloi në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama theksoi se ligji për vettingun do të miratohet sot, me apo pa votat e opozitës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb