TIRANE- Në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, deklaroi se në këtë takim u diskua në lidhje me masat që do merren pas ngjarjeve të rënda të ndodhura dy ditë më parë në Paris. Numrit dy i Qeverisë, pohoi ndër të tjera se nuk ka vend për panik dhe se situata është nën kontroll.

“Në këtë mbledhje folëm për masat që do merren, në këtë situatë për Parisin. autoritete tona kanë marrë masat për të gjitha pikat e kalimit kufitar. S’ka vend për paniku, pasi është një regjim ashtu si në çdo vend tjetër.”, tha ai.

Teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin më të ri të deklaruar nga kryeministri, Edi Rama se përjashtohen nga taksat të gjithë ato biznese që bëjnë xhiro vjetore deri në 50 mijë dollarë, Peleshi theksoi se ky është një moment historik.

“Ka pasur një spekulim të vazhdueshme për dënimet për kuponin. Dua të them se në 20 vite s’kemi pasur legjislacion që lejonte informalitetin. Sot është dita të flasim për një nga masat historike në mbështetje të biznesit të vogël. Kjo shoqërohet me një kërkesë të shtuar për zbatimin e ligjshmërisë, Sot biznesit të vogël i duhet të paguajë sigurimet shoqërore, dhe mallin duhet ta lëshoi me faturë.”, pohoi Peleshi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: