Këshilli Politik është mbledhur pas dakordësisë së palëve për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë por që kërkojnë miratim.

Pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik është edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane Ian Crawford, i cili ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.

Crawford, shef i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerkane ka qenë i pranishëm edhe dje në mbledhjen e Këshillit Politik ku mungonte opozita parlamentare. Kujtojmë se ai ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik e cila u konkretizua më 5 qershor.

Në Këshill janë përfaqësuesit e opozitës joparlamentare Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Ivi Kaso, nga maxhoranca Damian Gjiknuri dhe nga opozita parlamentare Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb