TIRANË- Opozita i rikthehet punës nëpër komisione. Sot në mesditë me praninë e opozitarëve u mblodh edhe komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në rend të ditës janë caktimi i grupit të ekspertëve dhe ftesa për institucionet ndërkombëtare për të asistuar punën e komisionit.

Në nisje të mbledhjes, Bashkim Fino bëri me dije se në komision do të ketë 2 ekspertë nga PD-PS, një nga LSI dhe PDIU.

Bylykbashi i PD-së u shpreh se ky format ka prodhuar konsensus. Por siç shtoi, “Rekomandimet kryesore kërkojnë vullnet. T’i kthejmë standardet procesit zgjedhor”.

Sipas tij po hasen probleme me listat zgjedhore. Më tej Fino ka deklaruar se: “Kemi kod zgjedhor, të përmirësojmë rregullat e lojës”.

Sakaq janë bërë publikë edhe emrat e ekspertëve. Ekspertët e PD-së do të jenë Ivi Kaso dhe Dorjan Gjonmarkaj, eksperti i PR-së është Arjan Madhi, PDIU-ja përfaqësohet me Arjan Manahasa. Ndërsa ekspertët e PS-së në komision janë Gledian Llatja dhe Elion Semanaj.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije kërkesat e opozitës. E para është numërimi elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që të blejnë vota, kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë, auditimi strikt i shpenzimeve të partive politike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: