Është zhvilluar këtë të enjte Komisioni Për Çështjet Ligjore në Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Në këtë mbledhje po diskutohet projektligji për dokumentet e ish-Sigurimit. PS ka propozuar kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK; “Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar”.

Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit dhe ka një konflikt.

Ndërsa, Gazment Bardhi u shpreh se çdo deputet ka të drejtën për diskutim: “Çdo deputet ka të drejtën të bëjë diskutim për çdo nen. Bëka njëri propozim dhe në të tjerët të shohim njëri-tjetrin sa bukur jemi veshur”, tha ai.

Sipas Felajt, nuk ka asnjë konflikt, pasi autonominë e jep ligji dhe jo emri i institucionit.

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Felaj: Ka pak ndryshime, nga projekt ligji origjinal i sjell bënë Kuvend. Ndryshimet janë edhe sipas kërkesës ndryshimeve të kërkuara nga Partia Demokratike…

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar…Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit…

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji ti japi të gjithë autoritetit… Skam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht I japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Alibeaj: Qetësohu, unë arsyetimin e kam për ta kuptuar kushdo. në pikën dy në fund të fjalisë të shtohet, “Pa cënuar të drejtat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb