Komisioni për Ekonominë dhe Financat është mbledhur online dhe fizikisht. Deputetët e PS janë loguar online, kurse ata të opozitës janë future në sallë.

Bashkë me ta ndodhet dhe kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi i cili i ka kërkuar deputetëve të opozitës që nëse nuk futen online, atëhere të paraqiten në sallë e të marrin fjalën.

EDUARD SHALSI: Kam vetëm një kërkesë të lutem, mund të kundërshtojmë njër-tjetrin, kjo nuk na shqetëson, port ë jeni të papëlqyeshëm duke ndërprerë, ja dhashë z/Agalliu fjalën. Se çfarë them unë, dhe atë mund ta gjykoni më vonë. Do ju kërkoja të respektojmë ekipet. Po ju them që një nga debatet më të rëndësishëmq ë duhet të bëjmë dhe në parlament është ajo që po bën bota, mbledhje online, komisionet, jo vetëm për sa kohë është pandemia, por dhe pas saj. Jus olla shembuj universitetesh, por dhe shembuj të tjerë, për mënyrën si do të operohet pas covid. Kam një kërkesë nga disa kolegë deputetë, s’dua të përmend vetëm mazhorancën, dhe opozita, ek anë patur shumë të sikletshme të jenë në terren, dhe për disa mbledhje të domosdoshme kanë qenë fizikisht, për disa të tjera donin online. Do vendosim cilat janë mbledhjet që mund të bëhen me prani fizike, z/Agalliu e përmendi, duhet me detyrim vaksinimi. Ndërkohë që po ndjekim me shumë kujdes shifrat. Shihni çfarë po ndodh në rajon, në Europë, në vendet fqinje. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që beteja politike mos na errësojë. Nëse do të logoheni mirë, nëse s’do të logoheni do të duhet të vini këtu.

  • foto galeri

EDMOND SPAHO: Kjo që po bëni, është një nga marrëzitë më të mëdha. Ndërkohë që happen shkollat, ndiqen nga nxënësit, gjimnazet, universitete.t Mbledhjet e qeverisë bëhen me prani fizike, Kuvendi bën seancë plenare me 140 deputetë, ju insistoni që të zhvilloni komisionet online. Kjo tregon vetëm frikë nga debate. S’ka pse të keni frikë nga debate, demokracia pa debat është e mbaruar. Ato që po thoni për pandeminë i përkasin të shkuarës, bota po i rikthehet normalitetit. Nëse ka kusure sistemi shëndetësor për të përballuar pandeminë kjo nuk është çështje e komisioneve. Komisionet duhet të zhvillohen fizikisht që shqiptarët të mësojë alternativat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb