TIRANË

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi sot se situata nga COVID-19 në vend mbetet e stabilizuar, por delikate.

Ajo tha në mbledhjen e komitetit teknik se ka një tendencë të lehtë në uljen e incidencës.

“Në vazhdim të ndjekjes në dinamikë së situatës epidemiologjike në lidhje me infeksionin SARS-COV 2 dhe sëmundjen COVID-19 në Shqipëri si dhe në kushtet kur në vend ka filluar fushata elektorale si edhe vaksinimi masiv komiteti i ekspertëve u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë dhe për ta vlerësuar më mirë gjendjen e këtij infeksioni në këtë situatë.

Situata në vend paraqitet përsëri e stabilizuar me një tendencë të lehtë në uljen e incidencës, por përsëri mbetet delikate”, deklaroi Rakacolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb