TIRANË

Partia Socialiste ka mbledhur këtë mëngjes Kryesinë e partisë, ku pritet të marrë disa vendime lidhur me analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një raportim nga selia rozë, gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së re të PS, por që nuk do të jetë thjesht një mbledhje formale.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të diskutohen dhe miratohen disa projekt-akte, të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, dhe që kanë të bëjnë me analizën e zgjedhjeve në çdo qark, ku në fund do të ketë dhe vendimmarrje mbi këtë çështje.

Nga ana tjetër, siç mëson gazetari Gjençaj, kryesocialisti Edi Rama do t’iu japë porositë e tij të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e tyre politik dhe organizativ. Sa i përket angazhimit politik të socialistëve, porositë do të jetë në raport me kundërshtarët politikë, ndërsa për atë organizativ kanë të bëjnë me organizimin e kësaj force politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb