2 pikë në 3 ndeshjet e fundit janë sinjali më i qartë i krizës që ka mbërthyer Juventusin. Të shohësh CR7 me shokë në këtë nivele në Serie A duke e pabesueshme por faktet janë kokëfortë. Kjo situatë aspak pozitive ka bërë bashkë në një tavolinë drejtuesit më të lartë të “Zonjës së Vjetër”. Presidenti Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Paratici kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi situatën, të tashmen dhe të ardhmen, ku pjesë e diskutimit ka qenë me siguri edhe e ardhmja e trajnerit Sarri, merkato dhe shumë pika të tjera.

Tuttosport
Tuttosport

Sigurisht që drejtuesit nuk kanë dashur ta bëjnë të madhe këtë situatë pasi në fund të fundit janë ende 6 pikë larg vendit të dytë, gjithashtu janë ende në garë në Champions League. Pa dashur të ushtrojnë presionin mbi trajnerin dhe grupin, është e qartë se titulli në Serie A është kusht i panegociueshëm për të ardhmen e Sarrit, jo vetëm titulli por dhe kualifikimi në çerekfinalet e Champions League gjithashtu është një kusht, Lioni duhet të kalohet me patjetër, në të kundërt Sarri bën mirë të bëj valixhet pas vetëm një sezoni në krye të Juves. Andrea Pirlo dhe Pochettinio janë dy emra që shihen si pasuesi i tij. Në të njëjtën kohë, me apo pa Sarrin në stol vitin e ardhshëm, projekti për të rinovuar ekipin vijon. Pasi larguan Pjanic e afruan Arthur, drejtuesit e klubit vijojnë të mbajnë të ndezur edhe pistën Jorginho. Për sulmin opsioni i parë mbetet Milik i Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb