PRISHTINË

Është mbledhur sot parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Sot u hap seanca plenare, ku dhe u bë prezantimi i deputetëve dhe të zgjedhurve të rinj të Kuvendit.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin partitë me më shumë vota në zgjedhjet e fundit.

Edhe pse kanë kaluar muaj që nga zgjedhjet e mbajtura së fundmi, VV e LDK ende nuk kanë një marrëveshje për të qeverisur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: