Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, njëherësh kryetari I Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së parë të Parlamentit të ri gjerman.

Përmes një postim inë rrjetin social “facebook”, Balla ka uruar Bärbel Bas për zgjedhjen e saj si Presidente e Bundestagut dhe Rolf Mützenich si Kryetar i Grupit të SPD-Fraktion im Bundestag.

Sipas Ballës, bashkëpunimi i shkëlqyer gjatë viteve të fundit mes dy parlamenteve duhet të thellohet edhe më tej. Gjithashtu Balla i ka shprehur mirënjohjen Bundestagut gjerman për mbështetjen që i jep të ardhmes europiane të Shqipërisë.

“Ndërsa Parlamenti i ri gjerman u mblodh në seancën e vet të parë, dëshiroj të uroj Bärbel Bas për zgjedhjen e saj si Presidente e Bundestagut dhe Rolf Mützenich si Kryetar i Grupit të SPD-Fraktion im Bundestag Bashkëpunimi i shkëlqyer gjatë viteve të fundit mes dy parlamenteve duhet të thellohet edhe më tej. Mirënjohje Bundestagut për mbështetjen që i jep të ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb