Partia Socialiste ka mbajtur online Komisionin për Edukimin dhe Median. Mbledhja u drejtua nga zv.kryetari Petro Koçi.

Ai shpresoi që herën tjetër të gjendet një konsensus me opozitën për mbajtjen e mbledhjeve.

Ndërkohë opozita më parë u mblodh në sallën e komisionit me prezencë fizike të deputetëve teksa kryetari Agron Gjekmarkaj deklaroi se mazhoranca nuk mori pjesë.

‘’Përshëndetje, zhvillojmë sot mbledhjen e komisionit online sipas vendimit të konferencës së kryetarëve. E qartë që përfaqësuesi i opozitës ka pretendim. Nuk është komisioni që zgjidh pretendimet mbi ecurinë e procedurave parlamentare, por konferenca e kryetarëve. Jemi të detyruar si shumicë, jemi shumicë edhe në këtë komision, të zbatojmë vendimin e konferencës. Shpresojmë të kemi procedim konsensual. Për momentin jemi të detyruar vendimin. ‘’- tha Koçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb