TIRANË

Pas protestave të vazhdueshme të studentëve, sot është mbledhur personeli akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i cili krahas mbështetjes së treguar për studentët i  është drejtuar më një thirrje edhe dekanatit.

Ata i kërkojnë dekanatit të mos pezullojë studentët, ndërsa kanë listuar edhe disa kërkesa të tjera. Ky  personel shprehet i vendosur duke shtuar se duhet të anulohen urgjentisht VKM-të e fundit pasi sipas tyre, kjo cenon autonominë universitare.

“Mbështesim studentët . Dekanati mos të penalizojë studentët. Solidarizimin me pedagogët e tjerë. Të anulohen VKM-të e fundit. VKM e fundit cenojnë autonominë universitare. Të hartohet një ligj i ri për arsimin e lartë”, thuhet në kërkesat e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb