PRISHTINË- Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e zhvilluar menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese drejt krijimit të Gjykatës Speciale, pritet të procedojë dy ligje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do mbahet sonte.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, menjëherë pas aprovimit të amendamenteve kushtetueese, tha se qeveria do të mblidhet për ta shqyrtuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”.

“Qeveria menjëherë pas kësaj do të kërkojë që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të trajtuar edhe këto dy ligje”, tha ai.

Deputetët janë në pauzë në pritje të seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila u paralajmërua nga kryeparlamentari Kadri Veseli, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese për Specialen.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: