ELBASAN- Reshjet e dendurave të shirave dhe moti i keq kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në zonën e Elbasanit, me përmbytje nga uji, mungesë energjie elektrike, dëmtime të urave, bllokime rrugësh për shkak të inerteve, etj. Nisur nga kjo situatë, me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, janë mbledhur Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë, të cilat po ndjekin dhe monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave për Elbasanit, prefekti Arben Kamami tha se në terren janë organizuar dhjetëra punonjës për të mbajtur hapur të gjitha akset rrugore.

“Ka rënie inertesh në disa akse rrugore, si në rrugën Elbasan-Peqin në Derven, te Kthesa e Murrashit, dhe në Qukës. Po kështu ka vështirësi qarkullimi në aksin Cërrik-Gramsh”, tha prefekti Kamami.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: