Ashtu siç ishte parashikuar, ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore, ku në mbledhje do të marrin pjesë si përfaqësues të maxhorancës por dhe opozitës jashtëparlametare. Ky hap i radhës vjen pas marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës, të cilat u ulën në një tryezë për reformën zgjedhore, një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave.

PD do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa LSI nga Petrit Vasili. Po ashtu mësohet se pjesë e këtij këshilli do të jetë edhe Mesila Doda nga PDIU dhe Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë nga maxhoranca do të marrin pjesë bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Po ashtu pjesë e tryezës do të jetë dhe anëtari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati, ndërsa nga grupi parlamentar demokrat, Myslim Murrizi si dhe përfaqësues i grupit të pavarur parlamentar Nimet Musai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb