Një 21-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në zonën e Annecy në Francë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur heroinë një personi në makinën e tij.

I riu ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje dhe kanë pikasur një çantë të hedhur nga i riu shqiptar. Brenda saj ndodheshin 8 pako me heroinë gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit trupor policia gjeti një listë me gjithë transaksionet e shitjes së drogës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se gjithsej i riu kishte arritur të mblidhte 16 mijë e 450 euro në një hark kohor prej 9 ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: